Me mijra palestinezë morën pjesë në funeralin e infermieres 21-vjeçare Razan al-Najar, e cila u vra në trupat izraelite me një plumb në gjoks.

Ambulanca dhe ekuipazhi mjekësor morën pjesë në funeral, me babain e saj që mbante bluzën e bardhë të së bijës kur ajo u qëllua për vdekje.

Ushtria izraelite reagoi duke thënse se raste të tilla në të cilat thuhet se janë vrarë civilë nga zjarri izraelit, po shqyrtohen nga një komitet i brendshëm ushtarak.

I dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha në një cicërimë se “Punonjësit mjekësorë janë #NotATarget!” dhe se “Izraeli duhet të kalibrojë përdorimin e saj të forces, ndërsa Hamasi duhet të parandalojë incidentet në gardh”.

Shoqata Mjekësore e Ndihmës Palestineze tha se Najar u qëllua ndërsa po përpiqej të ofronte ndihmë për një protestues të plagosur.

“Goditje në personelin mjekësor është një krim lufte sipas konventave të Gjenevës”, tha PMRC në një deklaratë, duke kërkuar “një përgjigje të menjëhershme ndërkombëtare ndaj shkeljeve të ligjit humanitar izraelit në Gaza”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re