Skip to content

Mike Pence apo Kamala Harris kush e fitoi debatin Zv-Presidencial?! Jo, e fitoi miza…

Zëvëndës presidenti Mike Pence dhe Senatori i Kalifornisë, Kamala Harris, u ulën për debatin e vetëm nënkryetar të sezoni zgjedhor në SHBA, më datë 7 tetor. Të dy kandidatët debatuan në lidhje me tema, si përballimi i koronvirusit, drejtësia etj, por për disa minuta gjithë vëmendja e shikuesve ishte në diçka krejt tjetër – në mizën që kishte mbi kokë Mike Pence.

Krahas debatit, një mizë e vogël shtëpie fluturoi dhe qëndroi me minuta mbi flokët e bardha të Pence.

Interneti dhe në veçanti Twitter-i, u bë burim meme-sh dhe postimesh të tjera, për gjithë “situatën” e krijuar. Brenda sekondave, njerëzit nisën të reagonin.

/faxweb