Skip to content

Mike Pence vjen në Tiranë, vizitë në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ditën e sotme po viziton disidentët iranianë në Shqipëri, ku pritet të takohet me vuajtësit e regjimit në Teheran.

 

Më pas Pence do të mbajë një fjalim politik për ata që shtyjnë për një Iran demokratik dhe laik .

 

Pence po viziton selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup pëtfaqësues për grupet disidente që kundërshtojnë regjimin dhe që gjetën një mbështetje nga një numër zyrtarësh të epokës Trump, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

 

Ish-.zv.Presidenti Pence është pritur nga politikanët shqiptarë të të gjitha forcave politike në vend.

 

Këta të fundit e kanë shoqëruar ish-.zvPresidentin Pence në vizitën në kampin e muxhahediëve.

 

Pence pritet të takohet me Presidenten e sapozgjedhur të NCRI Maryam Rajavi, të takohet me ata që pësuan abuzime të të drejtave të njeriut në vend dhe do të mbajë një fjalim politik.