Studime të ndryshme në vitet e fundit kanë zbuluar se mikrobet në sistemin tonë tretës, janë shumë më të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë se sa keni menduar.
Shpesh njerëzit mund të rrezikojnë jetesën e këtyre baktereve në trup, por disa dieta mund të ndryshojnë fatin e tyre.
Mesatarisht gjenden rreth një mijë lloje të ndryshme bakteresh brenda zorrëve, dhe ata janë pothuajse të gjithë duke bërë punë të dobishme për ne.
Mikrobet tona ndihmojnë në tretjen e ushqimit, prodhojnë vitamina dhe minerale dhe mund të parandalojnë sëmundje duke luftuar bakteret infektive.
Por mund të “shkojnë” edhe më larg se kaq : ato na japin formë se kush jemi si brenda dhe jashtë. Sipas autorit Ed Yong, mikrobet ndihmojnë të ndërtojmë trupin tonë, dhe rigjenerojnë organet tona ndërkohë që ne rritemi.
Disa studime të kryera tek kafshët, kanë treguar se mikrobet në zorrët e tyre mund të ndikojnë edhe humorin dhe sjelljen.
Një dietë e larmishme ndihmon në shumëllojshmërinë e baktereve disa nga të cilat shërbejnë që në marrim më shumë kalori nga ushqimet./A.L/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re