Presidenti i SHBA Joe Biden u kap të hënën duke fyer në Shtëpinë e Bardhë një gazetar nga Fox News, pasi u pyet për ndikimin e rritjes së inflacionit në zgjedhjet e këtij viti të Kongresit.

“Ç’ bir kurve….”, shtoi ai pas një komenti, duke mos e ditur se mikrofoni i tij ishte ende i ndezur.

Çmimet e konsumit në SHBA u rritën ndjeshëm në dhjetor, duke shënuar rritjen më të madhe vjetore të inflacionit në gati katër dekada,.

Më pak se një orë pas incidentit, Biden dyshohet se telefonoi gazetarin për t’i thënë se “nuk ishte asgjë personale”.

Biden u betua një vit më parë me një premtim se do të mbante një qëndrim të vendosur kundër çdo shenje më të vogël të vrazhdësisë midis anëtarëve të administratës së tij.

“Nëse ndonjëherë punoni me mua dhe dëgjoj se i keni trajtuar kolegët tuaj me mungesë respekti dhe poshtërim, ju premtoj se do të pushoheni menjëherë, pa asnjë nëse dhe ose por”, u tha Biden kolegëve gjatë ceremonisë virtuale të betimit. “Çdokush ka të drejtën e respektit dhe dinjitetit”, shtoi ai.

Paraardhësi i Bidenit, republikani Donald Trump, ishte i njohur për sulmet verbale ndaj gazetarëve.

Doocy, gazetari në fjalë, e ka ndjekur Biden për një kohë të gjatë dhe shpesh i bën pyetje skeptike dhe kritike. Fox News me prirje konservatore është kritike ndaj Bidenit dhe demokratëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re