Kreu i Këshillit Francez për Fenë Myslimane (CFCM), Mohammed Moussaoui, tha të hënën se muslimanët në Francë nuk u persekutuan, ndërsa më shumë protesta po ndodhnin në Lindjen e Mesme dhe një thirrje për bojkot pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron.

“Franca është një vend i madh, qytetarët muslimanë nuk persekutohen, ata janë të lirë të ndërtojnë xhami dhe të praktikojnë fenë e tyre lirshëm,” tha Moussaoui, bashkëbiseduesi kryesor i autoriteteve franceze për çështjet e Islamit.

“Ne e dimë që promovuesit e këtyre fushatave thonë se ata po mbrojnë Islamin dhe ne u bëjmë thirrje muslimanëve të Francës për mençuri. Të gjitha fushatat për të denigruar Francën janë joproduktive dhe krijojnë ndarje”, shtoi Moussaoui, duke kërkuar që “besimtarët të mbrojnë interesat e vendit”.

Një fjalim nga presidenti francez gjatë një homazhi kombëtar për një profesor të cilit iu pre koka gjatë një sulmi për shfaqjen e karikaturave të pretenduara trë Profetit Muhamed në klasë, solli reagimin e ashpër të  botës muslimane.

Emmanuel Macron premtoi gjithashtu se Franca do të vazhdojë të mbrojë botimin e këtyre karikaturave në emër të lirisë së fjalës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të hënën thirrje për bojkot të produkteve franceze pasi vuri në dyshim shëndetin mendor të Macron.

Lidhur me këto karikatura, presidenti i CFCM shpjegoi se “ligji nuk na detyron t’i pëlqejmë, madje na jep të drejtën t’i urrejmë”.

Ai tha se mbështeste pozicionin e Presidentit Macron i cili bëri thirrje që “të mos hiqte dorë nga karikaturat, të gjitha karikaturat, nën presionin e terroristëve”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re