“Të shpresojmë që Inter të humbasë dhe Milan të fitojë”.
Massimiliano Allegri nuk dëshiron të humbasë kohë me fjalë dhe kur i kërkohet mënyra për të arritur përmbysjen për titullin në Serie A përgjigjet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Por, a beson me të vërtetë Milani te fitorja e kampionatit?
Allegri: Ndërkohë ne duhet të ruhemi nga ata që kemi pas-saktëson trajneri i Milanit-objektivi i ardhshëm është të arrijmë në 70 pikë sepse me 60 pikë që kemi tani nuk shkojmë asgjëkundi dhe për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve duhen edhe 5 fitore.
Dhe fitoren e parë nga këto 5 suksesi, livornezi shpreson ta marrë të dielën në Olimpico kundër Lazios.
Allegri: Është një skuadër e vështirë për t’u përballur-vijon Allegri-ashtu si të gjitha skuadrat e Sarrit, i mbyll mirë hapësirat dhe di të niset me kundërsulme me futbollistët e saj që i kanë karakteristikat për ta bërë këtë.
Pa Rabiot të skualifikuar për shkak kartonës, Allegri është në dilemë mes Jasharit dhe Riccit për të aktivizuar në vend të francezit.
Allegri: E rëndësishme do të jetë paraqitja kolektive-vijoi trajneri toskan-do të duhet të jemi të disiplinuar, sepse siç e thashë, Lazio di që të shkaktojë dëme me kundërsulme. Shifrat thonë që pa Adrien e ngadalësojmë ritmin? Epo, numrat janë për t’u përgënjeshtruar.
“Tani pres edhe golat e tij’”, tha Allegri që pret edhe ata të Pulisic që në 2026 ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.
“Ka efekt, sepse një sulmues duhet të shënojë gjithnjë gol. Por në derbi ai bëri mirë dhe po rritet fizikisht, si Leao”, shtoi Allegri
Në ditët e fundit, Milanello pati një vizitë të veçantë, atë të Andriy Shevchenko, me Allegrin që tha se shpreson që ardhja e ukrainasit të sjellë fat.
“Ishte një kënaqësi ta shihnim këtu, pastaj nëse na sjell edhe fat… Unë jam i qetë me sulmuesit e mi, të gjithë janë mirë, edhe Füllkrug e Nkunku”, tha Allegri



