Skip to content

Milan bën përforcimin e parë për këtë sezon, siguron kontratën e portierit 25 vjeçar, Barcelona dhe PSG vihen në ndjekje të Donnarummës

Mike Maignan është përforcimi i parë i Milanit. Portieri francez ka festuar vetëm pak orë me Lilën titullin kampion në Francë.

Në mbrëmjen e djeshme ai bëri gati valixhet dhe u nis drejt Milanos.

“Djalli” është përforcuar me portierin më të mirë të kampionatit francez.

Kuqezinjtë kishn nisur kontaktet me portierin 25-vjeçar që nga mesi i muajit Prill. Milani do të paguajë për kartonin e Maignan 15 milionë euro, por është gati që të japë edhe bonus.

Futbollistit i është ofruar një kontratë 5 vjeçare, ku ai do të përfitojë 2.8 milionë euro në një sezon.

Ardhja e portierit francez shtyn Gianluigi Donnarumma-n larg Milanit. Vështirë që kampionati i saposhpallur në Ligue 1 të vijë në Milano për të bërë futbollistin rezervë.

“Djalli” ka hasur vështirësi për të firmosur një kontartë të re me portierin e kombëtares italiane dhe nuk deshi të humbte më kohë.

Distanca mes kërkesës dhe ofertës deri më tani është e madhe.

Donnarumma do të largohet nga Milani me parametra zero dhe Juventusi është gati që të përfitojë nga situata.

Por edhe PSG dhe Barcelona janë gati që të shpenzojnë për 22-vjeçarin të “të kaltërve”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb