Milan ka hedhur në erë një fitore kundër Romes në javën e 17 të kampionatit Italian, duke humbur pikë të çmuara në luftën për titullin kampion.

 

Kuqezinjtë pësuan dy gola në minutat e fundit të një dueli dramatik luajtur në “San Siro” i cili përfundoi 2 me 2.

 

Keqardhje e madhe për skuadrën e Piolit e cila e kishte dominuar ndeshjen thuajse plotësisht, përballë një Rome që nuk e kishte kërcënuar thuajse asnjëherë portën vendase për 88 minuta me radhë.

 

Në pjesën e parë Milani kontrolli ndeshje përmes dominimit total në mbajtje e topit edhe pse rastet e pastra për shënim ishin me pikatore.

 

Sidoqoftë për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Kalulu me kokë në minutën e 30.

 

Të njëjtën pamje pati edhe pjesa e dytë, ndonëse Roma u përpoq të rriste disi ritmin me afrimin e fazës finale të ndeshjes.

 

Mirëpo kuqezinjtë përmes një kundërsulmi me protagonist Leaon, dyfishuan shifrat falë Pobeges i futur në fushë vetëm prej pak minutash. U duk një ndeshje pa histori e mbyllur, mirëpo një gol me kokë i Ibanjez në minutën e 87 ndryshoi gjithçka.

 

Vendasit u tremben dhe e pësuan keq në të 93 përmes një goditje tjetër standarde, ku falë rrëmues dhe hapësirave që gjeten në mbrojtjen e Milanit, verdhekuqtë barazuan me anë të Abraham.

 

Milan tanimë e ndan vendin e dytë me Juventusin, ndërsa Napoli kryesues është 7 pikë larg.

 

Skuadra e Spaletit u rikthye tek fitorja pas humbjes ndaj Interit, duke mundur në transfertë 2 me 0 Sampdorian.

 

Golat u shënuan nga Osimhen dhe Elif Elmaz, teksa vendasit luajtën për shumë minuta me 10 lojtarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re