Milani ka dorëzuar vendin e parë pas 22 ndeshjesh në Serinë A për sezonin 2020/21.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit u mposhtën mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2 me 0 nga skuadra e Spezias.

Ndërkohë Interi ia doli të mposhtë Lazion këtë të diel me rezultatin 3 me 1, ku heroi i ndeshjes ishte Romelu Lukaku  me 2 gola.

Në këtë mënyrë, është skuadra e Interit ajo që merr kreun e Serisë A, kur kanë mbetur edhe 16 ndeshje nga kurorëzimi i fituesit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re