Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zyrtarizimin e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit, duke deklaruar se tashmë skuadra italiane e Serisë A do të jetë në urdhrat e një shqiptari.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet krenar për Igli Taren, ndërsa thotë se “tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit”.

Reagimi i Edi Ramës:

Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?

Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit

Krenar për ty vëlla

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko