Një përballje tepër e fortë ka qenë ajo mes Juventusit dhe Milanit në Torino, ku në sytë e të dy ekipeve ishte vetëm 3 pikëshi për të forcuar mundësinë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte spanjolli i huazuar nga Reali i Madridit, Brahim Diaz, ai që me një super gol arrit të zhbllokojë shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, bardhezinjtë u treguan të pafuqishëm për të barazuar shifrat. U desh fytja në lojë e Ante Rebic, që ndeshja të gjallërohej paksa, me kroatin që shënoi një gol edhe më të bukur se shoku i tij i ekipit në minutën e 78.

Vetëm katër minuta më vonë, blerja e merkatos së janarit, Fikay Tomorri i dha goditjen finale Juventusit. Mbrojtësi anglez kërceu më lart se mbrotja e bardhezinjve për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të takimit.

Interi ka siguruar matematikisht titullin kampion pas 11 vitesh, duke i dhënë fund kështu hegjemonisë 10 vjeccare të Juventusit. Gara për tre vendet e tjera në Champions në kampionatin italian është tepër e fortë, pasi Milani, Atalanta, Juventusi, Napoli dhe Lazio janë shumë pranë njëra-tjetrës kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje që të mbyllet Seria A.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re