19 tetor Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, vizitoi sot Beratin.

I shoqëruar nga Presidenti Bajram Begaj, Milanoviç u njoh nga afër me historinë dhe traditat e qytetit të “një mbi një dritareve”.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo u prezantoi presidentëve një pjesë të historisë së qytetit, trashëgiminë kulturore dhe gjithashtu bashkëjetesën fetare.

“Si dëshmi e kësaj të fundit, vizituam Xhaminë Mbret dhe Kishën e Shën Mëri Vllaherna.
Kurse në vizitën tonë në Kalanë madhështore, patëm kënaqësinë të takonim edhe Nënë Letën, zonjën e moshuar dhe duarartë, e cila na mikpriti duke na ofruar disa prej glikove të përgatitura nga vetë ajo”, tha Demo.

Gjatë vizitës Milanoviç shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

/m.m/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re