Miliarderi Ernie Boch duke parë një “sfidë të bakshishit” në Facebook, vendosi të marrë pjesë.

Boch vendosi të linte një bakshish prej 5000 dollarësh pas një vakti prej 157 dollarësh në një restorant në Salisbury, Massachusetts.

Kamarierja që mori bakshishin, shkroi në Facebook se bujaria e Boch bëri që ajo të pëlqente punën e saj edhe më shumë.

Aktori Donnie Wahlberg la një bakshish të tillë prej 2.020 dollarë në ditën e vitit të ri dhe mesa duket miliardieri e ka sfiduar më pas.

Boch ka në pronësi të tij kompani për shitblerjen e veturave në zonën e Bostonit dhe ka një pasuri neto prej 1.1 miliard dollarë./

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re