Skip to content

Miliarderi francez kritikon Greta Thunberg: ajo po demoralizon njerëzit

Greta septembar2019 Epaefe

Pronari i grupit francez të markave luksoze të modës LVMH, Bernard Arnault i quajti deklaratat e Greta Thunberg mbi ndryshimin e klimës një “këngë që demoralizon” njerëzit.

Miliarderi Arnault kritikoi deklaratat e aktivistes mjedisore që ajo bëri gjatë një fjalimi emocional në 23 shtator para delegatëve të Kombeve të Bashkuara.

Francezi i  cili zotëron Dior, Givenchy dhe Louis Vuitton, mendon se fjalët e saj po bëjnë thirrje për shkatërrim.

Ai tha se korporata, të cilën ai drejton, po punon për të zvogëluar emetimet e gazit serë dhe po përpiqet të “dalë me zgjidhje që lejojnë rezultate më optimiste”.

Ai theksoi se deklaratat e Thunberg “demoralizuan të rinjtë” dhe “sugjeruan asgjë përveç kritikës”.