Jahti luksoz i një prej njerëzve më të pasur në botë, Jeff Bezos pronar i Amazon, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit për tu furnizuar me naftë.

 

Jahti me vela “Koru” me një gjatësi prej 127 metrash , është jahti I dytë më I madh me vela që është prodhuar ndonjëherë.

 

Ai është akostuar në kalatën numër 4 të portit të Durrësit, ku pritet të marrë furnizime në ndryshme, përvecc 170 mijë litrave karburant.

 

Me peshë 3300 ton, jahti ka një ekuipazh prej 36 vetësh dhe mund të strehojë 18 vetë në 9 dhoma luksoze. gjatë këtij viti durrësi ka pritur  257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re