Nxitja e urrejtjes ndaj Muslimanëve Amerikan dhe Islamit është bërë një industri fitimprurëse ku miliona dollarë kanë qarkullim dhe fitim, thuhet sipas një raporti.
Raporti i bërë nga Këshilli në Raporteve Amerikane me Islamin dhe Universiteti i Kalifronisë përmendin 74 grupe që kontribuojnë në ngritjen e Islamofobisë në SHBA.
Këto grupe kanë këto qëllime: “promovimi i paragjykimeve ose urrejtje ndaj Islamit dhe muslimanëve”.
Analizën e kanë bërë ndaj grupeve: ” Abstraction Fund, Clarion Project, David Horowitz Freedom Center, Middle East Forum, American Freedom Law Center, Center for Security Policy, Investigative Project on Terrorism, Jihad Watch and Act! for America”, ku ata kanë financuar në vlerë 206 milionë dollarë për ngritjen e kësaj fryme, mes viteve 2008 dhe 2013.
Corey Saylor, autor i këtij raporti ka thënë se:” Urrejtja që këto grupe janë duke e financuar është duke nxitur që kemi pasoja të vërteta sikur sulmi ndaj xhamive në të gjithë vendin dhe ligje të reja që diskriminojnë muslimanët në Amerikë.”
Ata kanë thënë se sulmet ndaj muslimanëve janë rritur në masë të madhe, sa që vetëm në 10 shtete të SHBA-së janë regjistruar me 78 incidente ku target ishin xhamitë. Sipas tyre që nga viti 2009 numri i sulmeve ndaj xhamive dhe besimtarëve musliman vetëm rritet, raporton TheGuardian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re