Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për anëtarët e dyshuar të dy grupeve kriminale të akuzuar për pastrim parash dhe për kontrabandë të sendeve me vlerë.

Mes tyre është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj.

Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronarë argjendarish, shumica prej të cilave në Tiranë për t’i shitur sende me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.

Burime pranë SPAK thanë se do të bëhet hetimi i burimit të të ardhurave të personave të akuzuar dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për ti kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.

Disa nga personat ndaj të cilëve është ekzekutuar urdhër arresti janë:

Sokol Idrizaj

Elda Idrizaj (Bashkëshorja e Sokol Idrizajt)

Dy vajzat e çiftit (njëra prej tyre është në arrest shtëpie, ndërsa ndaj vajzës tjetër është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’)

Vangjush Kashari, biznesmen në shitjen e sendeve me vlerë

Agustin Mesuli

Altin Doda

Florjan Bakri

Tomor Baruti

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re