Ish-avokatja e shtetit, Ledina Mandija ka qenë sot në një intervistë për Fax News, ku ka komentuar çështjet që Shqipëria ka me kompani në arbirtrazhet ndërkombëtare.  Mandija u shpreh se nuk është e vërtetë që çështjet në arbitrazh duhet të mbahen sekret, siç thotë kryeministri shqiptar, pasi ky është një proces i gjatë, ku ka dhe informacione që bëhen publike.

“Janë dy penalitete me shifra shumë të mëdha, kuptohet që dhe njerëzit duan të dinë se pse kompanitë shkojnë në arbitrazh. Në çdo klauzolë është e përcaktuar dhe vendi ku bëhet apelimi, në rast se nuk plotësohen kushtet e marrëveshjes.

Ka forum shtetëror që është gjykata, dhe ka forum privat që është arbitrazhi, sa kohë që kanë mundësinë e investimit në Shqipëri, palët kanë dhe të drejtën e tyre për në arbitrazh. Ka pasur shumë raste që investitorët kanë pasur investime, por është jo serioze nga ana e qeverisë që të ketë një numër kaq shumë të madh çështjesh.

Nëse kërkoni informacion për faturat që janë këtu në vend, janë konkuruese me vendimet e arbitrazhit.

Kryeministrin e informojnë gabim, pasi nuk është e vërtetë që qeveria nuk mund të japë të dhëna për çështjet që Shqipëria ka në arbitrazh. Shteti shqiptar raporton në forume të ndryshme, për përmbushjen apo jo të detyrimeve.

Deri në vitin 2013, marrëveshjet që janë diskutuar në arbitrazh, nuk i kanë kaluar më shumë se 20 milionë euro. Uroj që Shqipëria të mos penalizohet në çështjen Becheti, dhe dua të besoj atë që thotë kryeministri se çështja nuk është përfundimtare.

Unë di çështje të tjera, si AVAX në 2016, apo çështjen me CEZ, që u reflektua më pas me një rritje të çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Mandija, e cila kërkoi një menaxhim më të kujdesshëm të këtyre situatave, që në fund paguhen nga qytetarët.

“Shteti shqiptar nuk ka bërë transparencë për studiot e avokatisë që janë marrë nga jashtë, të gjitha këto duhet që të hetohen, dhe në nxirren përgjegjësitë. Shqipëria ka fituar plot gjyqe, veçanërisht në qeverisjen e Nanos”, u shpreh më tej Mandija.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re