Katër të arrestuarit për kalimin kontrabandë të 3.4 milionë eurove me dy makina “Toyota Yaris” do të mbeten në burg.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmoi sot masën e dhënë nga Gjykata e Durrësit për 4 të arrestuarit, pas shpalljes së moskompetencës nga ana e saj.

 

Katër të pandehurit: Edi dhe Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka, akuzohen për krijimin e një grupi të strukturuar Kriminal dhe për Pastrim parash.

Të arrestuarit I mohuan akuzat, ndërsa avokatët e tyre kërkuan që të gjykohen vetëm për mosdeklarim të ardhurash në kufi.

 

Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga gjykata.

 

Avokati i Agim Çekës, shoferi i kamionit me të cilin u transportuan makinat ku u gjetën paratë, tha se klienti I tij pranoi vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.

 

Policia ndërkohë është ende në kërkim të dy kushërinjve Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 38 vjeç, të cilët dyshohet se kishin organizuar kalimin ilegal të parave.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur letërporosi në tre shtete: Gjermani, Belgjikë dhe Angli, pasi dyshohet se eurot ishin fituar nga trafiku I drogës në këto vende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re