Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka sjellë në vëmendje fondet e përcaktuara nga qeveria për arsimin në vitin 2022-2023, ku është shprehur se pjesa më e madhe e tyre sipas tij, “janë përdorur për fasada, kolltuqe dhe ballkone”.

Në një reagim në “Facebook”, ish-deputeti demokrat thotë se “krimi i Ramës ndaj arsimit manifeston hapur urrejtjen e tij për dijen”.

Ndër të tjera ai shprehet studentët sot nuk kane as laboratore, as botime as Internet, e as ngrohje.

“Ky krim ndaj dijes është një krim ndaj kombit”, thekson ai.

Reagimi i plotë

Miliona euro te arsimit shkojne per kolltuqe. Krimi i Ramës ndaj arsimit manifeston hapur urrejtjen e tij per dijen.

Vjedhja masive perdoret si nje vegel e strategjise se Shqiptaret duhet te mbeten ne terr arsimor e edukativ, ne menyre qe ky njeri te permbushi asgjesimin e kombit Shqiptar.

Ne vitin 2022-2023 plot 42 milion euro jane shpenzimet e univeristeteve, por nga keto 42 milion euro vetem 79 mije euro jane perdorur per kerkim shkencore.

Pjesa derrmuese e fondeve jane perdorur per fasada kolltuqe dhe ballkone.

Nderkohe studentet sot nuk kane as laboratore, as botime dhe as Internet.

Me thjeshte akoma skane ngrohje. Zyrave te informacionit te universiteteve administrata merr leke per te shperndare fletushka nga zyrat e punes jashte Shqiperise.

Nje trishtim i plote.

Ky krim ndaj dijes eshte nje krim ndaj kombit.

Eshte pergjegjesi kombetare heshtja e institucioneve te drejtesise qe nuk po vepron ndaj zyrtare qe po vrasin kulturen, dijen dhe formin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re