Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili është solidarizuar me protestën e blegtorëve tha në një prononcim për mediat se fondet që jepen për fermerët i marrin persona të caktuar.

Në një prononcim për mediat para nisjes së seancën parlamentare Sula tha se situata me fermerët është e rendë, duke i bërë thirrje ministrisë së Bujqësisë që të kthejë vëmendjen nga fshati.

“Kjo qeveri nuk e ka ndërmend të merret me blegtoret. Fondet janë të AZHBR dhe i kanë vetë në dorë. Ju e dini që IPARD 2 u bllokua, IPARD 3 nuk është hapur fare dhe milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim.

Kjo është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, ministrisë së bujqësisë që të kthejnë sytë nga fshati sepse janë në pikën e hallit”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re