Publikimi i të dhënave mbi paratë e shpenzuara në fushatë për rrjetet sociale tregon një anë të hipokrizisë së debatit politik që ka nisur nga panelistë e mbështetës të opozitës.

Vetëm një kandidat i PD-së si Agron Shehaj, në mënyrë direkte nën emrin e tij, ka shpenzuar rreth 20 mijë euro në rrjete sociale për të përhapur artificialisht mesazhet e tij në mënyrë invasive në murin e Facebook-ut të mijëra e mijëra qytetarëve.

Një e dhënë uluritëse që tregon shumë pikërisht se si është panorama reale e asaj që ndodh dhe që ka ndodhur.

Në rrjete ka pasur përveç rrugës direkte, edhe reklama invasive të paguara në emër të personave të tjerë që të depërtonin në rrjet.

Një strategji që mund të jetë e pranueshme që një forcë politike të shpenzojë deri në një farë mase, por kryesisht për partitë politike.

Por kandidatët që të shpenzojnë kaq para për reklama, mendo se sa do të duhet të kenë shpenzuar në territor e në fushatën konkrete.

“Është biznesmen”, mund të thotë dikush prej panelistëve.

Po biznesmen është edhe Agron Duka, Lefter Koka apo edhe Tom Doshi, por që nuk kanë raportuar shifra të tilla, që në realitetin e kobshëm që projektojnë në akuza e panorama migjeniane ideologët e opozitës, ngjajnë një luks i tepruar, që i ngjan asaj fjalë të urtë se “këndon gjeli majë plehu”.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergu, pasi kemi kandidatë që kanë financuar portale e media për fushata të gjata imazhi, apo makinacione krejt të pavërteta si rasti Babale, ku Saljanji mbajti me lekë televizione e portale, duke ja futur kot 5 muaj, vetëm e vetëm që të mos dënohej nga gjykata, që në fakt u dënua.

Hedhin akuza mbi Tom Doshin përshembull, thjesht se e konsiderojnë si mekanizëm politik për të sulmuar Edi Ramën, por nga ana tjetër nuk kanë goditur asnjëherë fenomene të hedhjes së parave me thasë për afera të dyshimta, që kanë përfunduar madje edhe për pagesa mediash.

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re