
Edhe pse po i afrohet moshës 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo, që vazhdon të futbollisti më i paguar në botë.
Konfirmimi vjen nga revista prestigjoze “Forbes”.
Gjatë klasifikimit të saj më të fundit, sa i përket fitimeve të sportistëve, revista raporton se ylli portugez ka fituar për vitin 2025 plot 280 milion dollarë.
Të ardhurat vijnë nga kontrata me klubin saudit të Al Nassr, por mbi të gjitha nga kontratat e sponsorizimeve me disa prej kompanive më të mëdha të botës.
LEXO EDHE: FOTO/ Ronaldo, “sheik” në Dubai! Ora 750 mijë dollarëshe që tërhoqi vëmendjen
Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, në vitin 2020 u bë sportisti i parë që tejkaloi 1 miliard dollarë pasuri.
Përveç një marrëveshjeje të përjetshme me Nike dhe sponsorizimeve të tjera, Ronaldo fiton para jashtë fushës me veshjet, aksesorët, hotelet dhe palestrat e markës CR7.



