Në inagurimin për herë të tretë si president i Malit të Zi, veteran i qeverisjes së këtij vendi, Milo Gjukanoviç e rimerr detyrën me një ndjenjë nderi, përgjegjësi dhe krenarie për shumë arritje, ku veçoi të mos përfunduarit si provincë e Serbisë

“Që nga opsioni për qenë një province serbe, e cila është ofruar si aternative në zgjedhjet presidenciale në vitin 1997, Mali i Zi po bëhet vendi më i zhvilluar ekonomikisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka kryer reformat ë thella dhe ka hapur negociatat me BE-në për të qenë anëtari i parë i saj nga rajoni”, tha Gjukanoviç.

Por ai u bojkotua nga opozita në ceremoninë e  inaugurimit, ku një ndër krerët e saj, shqiptari Dritan Abazoviç, ftoi ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për të mos marrë pjesë në aktin e rikthimit në pushtet të Gjukanoviçit.

“Mos shkoni në ceremoni, se kështu që ju do t’i bëni shërbimin më të madh të Malit të Zi”, tha Abazoviç.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re