Anëtari i Presidencës boshnjake, lideri Republika Srpska Milorad Dodik dha një intervistë në TV Klan, duke thënë se “zgjidhja e çështjeve të Kosovës dhe Metohisë është çështje shtetërore për Serbinë”.

“Unë do të respektoj qëndrimin e Beogradit dhe do të qëndroj prapa vendimit të tyre. Zgjidhja duhet të arrihet përmes dialogut”, tha Dodik.

Ai shtoi se mbështet pikëpamjet dhe përpjekjet e Beogradit dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, duke deklaruar për këtë të fundit se është një politikan që do të ndërtojë një konsensus ose opinion të shumicës për Serbinë për këtë çështje.

Dodik kujtoi se “Republika Srpska nuk e lejoi Bosnjën që të njohë Kosovën”, e cila, siç tha, është “logjike” sepse nëse Serbia nuk pajtohet që Kosova është shtet, si mund të pajtohet Republika Srpska.

“Kosova dhe Shqipëria, me sa shoh, gjithnjë e më shumë po integrojnë dhe ndajnë vlera të përbashkëta politike në këtë drejtim. Unë madje mendoj se kjo është normale. Dhe atëherë pse nuk është normale për ne serbët nga Republika Srpska të ndjekim atë që është Serbia”, pyeti ai.

Dhe, kur u pyet nëse ekziston mundësia që Republika Serbe të shkëputet e t’i bashkohet Serbisë, të shpallë pavarësinë në rast të ҫfarëdo ndryshimi kufijsh në Ballkan?

“Po natyrisht, përse jo? Përse është e lejuar që të krijohet stereotip që Kosova mund të jetë në një perceptim të Perëndimit shtet, kurse Republika Serbe nuk mund të jetë? Kurse, pothuajse kushtet lokale janë të ngjashme…”, ishte përgjigja e Dodikut.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re