Lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shumta shkaktojnë viktimën e parë.
 
Një ambulance qe po udhëtonte drejt Shkodrës, u përplas ne orët e pasdites me një makine e me pas edhe me një grumbull inertesh ne afërsi te Milotit. Brenda mjetit ndodhej Afrim Dani, i cili po shoqëronte nenën e sëmure ne spital. Goditja e makinës ka qene aq e forte sa 45-vjeçari ka përplasur kokën ne mënyrë fatale me pjesët metalike brenda ambulancës.
 
Kjo sipas policisë, i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Shoferi i mjetit është shoqëruar ne komisariat për te dhëne shpjegime mbi rrethanat e aksidentit me pasoje humbjen e jetës se pasagjerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re