Për këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti, PD ka ndërtuar rrugë, ndërsa Ps në 7 vite qeverisje ka ndërtuar vetëm by-passin e Fierit. Teliti tha për Ora News se PD nuk është kundër ndërtimit të rrugëve, por të ndërtohen të reja, jo në gjurmën e vjetër.

Teliti: Kemi qenë ne që kemi ndërtuar rrugë, PS-ja në 7 vite qeverisjeje ka vetëm një aks, by-passin e Fierit, asnjë aks tjetër. Le të ndërtohet rruga, le të vijë edhe koncesionari, të ndërtohet edhe me 2 miliardë euro, por të mos ndërtohet në akset ekzistuese. Nëse duam ne që të shkojmë te akset që kemi ndërtuar, ne duam që t’i kemi të aksesueshme. Nëse koncesionarë do që të ndërtojë një rrugë të re, që të gjithë shqiptarët të zgjedhin nëse duan të shkojnë në rrugën që kemi ndërtuar me paratë tona, apo rrugën e koncesionarit që mund të jetë më e shkurtër.

Ajo që po bën qeveria është se po mundohet që të ndërtojë një rrugë prej 115 kilometrash jo tërësisht gjurmë të re, ku 62 kilometra janë gjurmë e vjetër. Nga Rrogozhina në Fier është ekzistuese e paguar me taksat tona dhe do ta paguajmë sërish me anë të tarifës. Ne nuk kemi asnjë kundër rrugëve të reja, por të ndërtohen rrugë të reja. Nuk mund t’i dalë garant buxheti i shteti të një rruge që ka gjurmë ekzistuese sepse kjo mban era korrupsion.

Teliti shtoi se PD, me mekanizmat si anti-mafia, do t’i rishikojë të gjitha kontratat koncesionarë të 30 viteve të fundit, prandaj kompanitë që përfshihen duhet të kenë kujdes.

Teliti: Lideri i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë se mekanizma anti-mafia do të jetë një mekanizëm ligjor që do të auditojë çdo kontratë koncesionarë të 30 viteve të fundit të dhëna në Shqipëri. Prandaj ne i kemi bërë thirrje çdo operatori, vendas apo të huaj, që të mos bëhen pjesë të kësaj skeme korruptive. Kemi parë dhe dëgjuar se koncesionarët kanë marrë leje qindra miliona dollarë, por miliarda euro ishte diçka e papritur. Nëse kjo praktikë finalizuar, jua siguroj që do të përballen me drejtësinë shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re