Krimi i rëndë në familje i mori jetën një 42-vjeçari mëngjesin e kësaj të diele kur u qëllua me pistoletë për vdekje nga bashkëshortja e tij.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në mes te tregut te Milotit, kur Violeta Donaj 35 vjeç qëlloi bashkëshortin e saj 42-vjeçarin Kujtim Donaj.

 

Sipas dëshmitarëve krismat u dëgjuan pak pas orës 7 të mëngjesit ndërsa çifti Donaj punonin si tregtarë dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur.

 

Te shtënat alarmuan tregtarët dhe qytetarët që ndodheshin në zonë ndërsa pasojat mund të ishin akoma dhe më të rënda pasi në momentin e vrasjes zona ka qenë e mbipopulluar.

 

Pas vrasjes Violeta Donaj tentoi të largohet mes njerëzve por u arrestua nga policia.

 

Nga të dhënat mësohet se bashkëshortët patën një konflikt por ende nuk dihen motivet e krimit.
Për këtë policia shoqëroi dhe disa dëshmitarë ndërsa pritet marrja në pyetje e 35-vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re