Në një eveniment shkencor, ku politika ishte e përjashtuar, nuk mund të mos mungonte politika si koncept. Mimoza Hafizi, ish bashkëthemeluesja e partisë LIBRA-s, duke u rikthyer politikës për disa çaste për TV, sqaroj edhe një herë “divorcin” e saj me politikën.

Ajo u shpreh e bindur se situata politike në vend ka degraduar, dhe po deshe të mbijetosh, domosdoshmërisht duhet të futesh në këtë vorbull.

“Në politikë mund të ecësh vetëm nëse bëhesh ashtu si duan të tjerët të të shohin duke hequr dorë nga parimet dhe qëllimet. 

Edhe nëse futesh me qëllim për të ndryshuar diçka, nëse nuk devijon dhe të bëhesh ashtu si të kërkon politika të jesh, do dështosh. 

Çfarë është dështim në këtë politikë që bëhet këtu, është një fitore morale, fitore kjo që asnjë fitues politik nuk ka interes ndaj saj”, tha Mimoza Hafizi.

Fizikantja dhe ish-deputetja Mimoza Hafizi u shpreh se ndihet komode që arriti të shkëputej nga ky llum në kohën e duhur, dhe se qëllimi i saj është t’i kthehet Univeristit dhe Fizikës.

“Dua ti kthehem 100% universitetit dhe studentëve, nuk dua të kem shkëputje nga Fizika. Kam qenë në disa konferenca të rëndësishme shkencore këto kohë dhe angazhimet e mia do jenë studentët dhe Fizika”, u shpreh Hafizi.

Përndryshe fizikantja Hafizi, në një evenimet shkencor së bashku me studentët e saj të fizikës, u kishte ofruar dje qytetarëve të Tiranës mundësinë e të parit të satelitit natyror të planetit Tokë, Hënën, falas me teleskop me rastin e 50- vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë.( TV)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re