Dy gazetarë azerbajxhanas dhe një zyrtar u vranë të premten në një shpërthim minash në perëndim të Nago-Karabakut, në rajonin Kalbajar, thanë zyrtarët, duke shtuar se dhe katër persona u plagosën.

Kamioni në të cilin ndodheshin hasi në një minë anti-tank në 11:00 të mëngjesit me kohën lokale, njoftoi Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit, ashtu si edhe zyra e prokurorit të shtetit.

Viktimat u identifikuan si zyrtari lokal Arif Aliyev dhe gazetarët Maharam Ibrahimov i agjencisë shtetërore AzerTag dhe Siraj Abishov i AzTV shtetërore.

Shpërthimi vjen pas një luftë gjashtë-javore mbi rajonin e Nago-Karabakut vitin e kaluar.

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Yehun Bajramov tha se ai ishte “thellësisht i pikëlluar” nga incidenti dhe i bëri thirrje Armenisë të dorëzojë hartat e fushave të minuara në zonë. Azerbajxhani shpesh akuzon Armeninë për refuzimin e dorëzimit të hartave të tilla.

“Çdo ditë që ata e refuzojnë këtë kërkesë, ata rrezikojnë më shumë jetë,” postoi Bajramov në Tëitter.

Kalbajar është një nga rajonet që u kthye në Azerbajxhan pas konfliktit të vitit të kaluar.

Elchin Shikli, udhëheqësi i Unionit të Gazetarëve të Azerbajxhanit, akuzon shtetin armen për shkeljen e “ligjit ndërkombëtar”.

“Minat janë mbjellë së fundmi në zonën e Kalbajar. Kjo do të thotë që Armenia është bashkëpunëtore në terrorizëm dhe sabotim në nivelin shtetëror. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i përgjigjet urgjentisht këtij problemi,” tha ai.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re