Minatorët e qytetit të Bulqizës, janë protestuesit e radhës krahas shumë protestave të tjera që po zhvillohen në shumë qytete të vendit.
 
Këtë të mërkurë minatorët janë grumbulluar në qendër të qytetit të Bulqizës, ku kanë kërkuar më shumë kushte në punë si dhe statusin e minatorit, një premtim që e kanë marrë nga të gjitha qeveritë në këto 27 vite demokraci.
 
Në fjalën e tyre minatorët, janë shprehur se si çdo qeveri e mëparshme edhe qeveria aktuale është tallur me ta, pasi nuk jua ka dhënë statusin e minatorit.
 
Gjatë marshimit të tyre përgjatë bulevardit të Bulqizës, protestës iu bashkuan edhe shumë qytetarë të tjerë. Ndërkohë minatorët kanë paralajmëruar se do të mblidhen sërisht të enjten për të protestuar për të drejtat e tyre.
 
Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje minatorëve në të gjithë Shqipërinë që të ngrihen e të protestojnë për statusin e minatorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re