Një minë është gjetur në shëtitoren ”Taulantia” në Durrës. Eshtë gjetur nga punëtorët gjatë hapjes së një kanali. Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur një perimetër të gjerë sigurie.

Punonjësit kanë bërë rrethimin e zonës, ndërsa nuk lejohen lëvizjet e personave në zonë, deri në momentin kur xhenierët të kryejnë shpërthim të kontrolluar.

Mësohet gjithashtu se do të ketë një pastrim të plotë të zonës, me dyshimin se në thellësi mund të ketë të tjera mina.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re