Një shfaqje e tipit  “11 Shtator” ndodhi në Manhattan të Nju Jorkut, kur një helikopter goditi katin më të sipërm të një godine. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Eshtë fjala për një aksident, pasi e gjitha ndodhi në një mot me shi e shikim të dobët.

Pas aksidentit ka pasur një zjarr dhe e gjithë ndërtesa u evakua.

Sipas disa informacioneve, piloti qëllimisht shkoi drejt ndërtesës në mënyrë që të mos binte në rrugë të mbushur me njerëz dhe automjete.

Bilanc viktimash ende nuk është dhënë.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME