Liderët e Ballkanit Perëndimor këtë të shtunë kanë nisur në Tiranë Samitin e Trete Rajonal, i njohur ndryshe si Minishengeni Ballkanit.

 

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe ai malazez Milo Gjukanovic, po marrin pjesë në sesionit plenar.

 

Më pas do të vijohet me takimin e delegacioneve përkatëse, që do të diskutojnë më në detaje çështjet e bashkëpunimit.

 

Rezultatet e samitit të Minishengenit do të prezantohen në dreke, në një konferencë te përbashkët për shtyp.

 

Ne qender te diskutimeve jane kater lirute themelore te bashkimit europian: lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, e kapitalit si dhe krijimi i lehtësirave në sektorin e shërbimeve.

 

Ne samit mungon Kosova, pasi presidenti Thaçi deklaroi se nuk do te marre pjese ne asnje tryeze ku ndodhet presidenti vucic qe mohon masakrat ne Kosove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re