Seegrotte, liqeni më i madh nëntokësorë në Evropë, u formuar si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në vitin 1912 në minierën e gjipsit pranë Hinterbrühl në Austri, tërheq numër të madh turistësh nga e gjithë bota.

Pas shpërthimit në pjesën e poshtme të minierës, e cila përbëhej nga një numër dhomash dhe tunelesh u përmbys dhe kështu u formua diga më e madhe nëntokësore në Evropë me hapësirë totale prej 6.200 metrash katrorë. Liqeni është i thellë nga 1.5 deri në 12 metra.

Deri te liqeni arrihet duke kaluar nëpër një tunel 445 metra të gjatë. Që nga viti 1930, vizitorët me varka kanë mund të lundrojnë nëpër këtë vend shumë të pazakontë. Në një thellësi prej 60 metrash ndodhet edhe anija me ngjyrë ari me kokë gjarpëri, raporton aa.

Udhëtimi nëpër zonën ku ndodhet liqeni nëntokësor, me llampa, ofron një eksperiencë të paharrueshme.

Në hyrje të liqenit është e vendosur edhe pllaka përkujtimore për pesë turistët që humbën jetën nga përmbysja e anijes në vitin 2004. Pas tragjedisë, turistëve u është ndaluar të ngriten në këmbë gjatë lundrimit.

Miniera e gjipsit u hap në vitin 1848 dhe u mbyll në vitin 1912 pas fatkeqësisë. Biznesmeni Friedrich Fischer në vitin 1932 bleu minierën, e rregulloi pjesën e brendshme dhe e hapi atë për vizitorët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, miniera u mbyll, por dhomat e saj të sipërme vazhduan të përdoreshin, në këtë rast për të prodhimin e aeroplanëve. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re