Edhe pse kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë pretenduar prej vitesh se elementët për produktet e tyre janë me burim etik, fotot nga Republika Demokratike e Kongos, prej nga vjen 90 për qind e kobaltit, i vënë në pikëpyetje këto pretendime.

Kobalti është një element kimik që përmban pothuajse çdo pajisje teknike me bateri litiumi, duke përfshirë telefonat inteligjentë, tabletët, kompjuterët dhe madje edhe makinat elektrike.

Ndërsa pajisjet më të vogla përmbajnë vetëm disa gramë kobalt, makinave elektrike u duhen deri në 10 kilogramë.

Pavarësisht se kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple, Google apo Tesla pretendojnë se këmbëngulin për standarde të larta të prokurimit të kobaltit dhe se tregtojnë vetëm me rafineri që respektojnë kodin etik, fotot e shfaqura në Twitter pretendojnë të kundërtën.

Në video shihet qartë sesi fëmijët, të cilët janë zbathur dhe nuk kanë kushte të përshtatshme për këtë lloj pune, janë të mbuluar me kimikate toksike gjatë gjithë ditës duke thyer gurë në kërkim të këtij elementi kimik.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, këta fëmijë paguhen vetëm dy dollarë në ditë për procesin e mundimshëm.

Veç kësaj, është e frikshme fakti që edhe nënat e rraskapitura me fëmijë të vegjël në kurriz po shoshitin nëpër shkëmbinj për të gjetur kobalt.

Shumë fotografi prekëse janë bërë vitet e fundit nga Siddharth Kara në rajonin Katanga dhe janë botuar në librin e tij të ri “Cobalt Red: How Congolese Blood Powers Our World”.

Libri përshkruan me detaje të tmerrshme se si duket në të vërtetë kërkimi i vendeve perëndimore për kobaltin dhe efektin shkatërrues që ai ka në familjet në Afrikë.

“Kobalti po kërkohet nga disa nga njerëzit më të varfër në botë. Ora morale është kthyer mbrapa deri në kohërat koloniale. Ata e bëjnë këtë punë të vështirë për dy dollarë në ditë, dhe kjo pagë e mjerueshme nënkupton ndryshimin midis faktit nëse hanë apo jo atë ditë, kështu që nuk kanë mundësi ta refuzojnë punën”, tha Kara, duke folur për Daily Mail.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re