Ditën e sotme minimaturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm në lëndën e Gjuhës Shqipe. Në orën 10:00, rreth 31350 minimaturantë do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm, i cili do të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.

Minimaturantët e klasave të 9-ta do të duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.

Pas gjuhës shqipe, nxënësit do të testohen edhe në matematikë e gjuhë të huaj. Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re