Rreth 30 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin kanë përfunduar sot ciklin e provimeve të detyruara.

 

Me testimin në gjuhën e huaj u mbyll edhe arsimi bazë, ndërsa nxënësit shprehen të lehtësuar, tashmë në pritje të rezultateve.

 

NXENES

 1-“Për mua më i vështirë ka qënë provimi i matematikës, këtë të gjuhës së huaj e mbarova për gjysëm ore. Tani për arsimin e mesëm do vazhdoj ekonomikun. ”

2-“Nuk ishte provim i vështirë, siç e prisnim.”

3- “Kisha mësuar sikur do bëhej namI, por nuk ishte aspak i vështirë.”

 

Në sallat e provimit nuk u lejuan mjete komunikimi, por nxënësit pohojnë se patën mundësi të konsultohen edhe pse sipas tyre, ky ishte provimi më i thjeshtë.

 

“Mirë shkoi çdo gjë, patëm mundësi të flasim nga pak.”

 

Pas kamerave, mësuesit shprehen se përdorimi i teknologjisë i ka bërë edhe më shumë dembelë nxënësit, të cilët nuk kanë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e duhur përpara provimeve, megjithatë presin rezultate të mira, sepse tezat nuk ishin të vështira.

 

Edhe këtë vit, regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta do të kryhet online përmes portalit e-albania.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re