SHQIPERI- Turqia u zgjua mëngjesin e sotëm e terrorizuar pas u godit nga një termet me magnitudë 7.8 ballë i shkallës rihter. Gjeologu Klodian Skrame, I ftuar në ABC News tha se Turqia ka aktivitet të lartë sizmik dhe këtë e dëshmojnë tërmetet që kanë ndodhur ndër vite.

Sipas tij, pavarësisht se tërmeti nuk parashikohet, studiuesit kanë hedhur projeksionet e tyre se Stambolli mund të rrezikohet të goditet nga një tjetër tërmet. Ai theksoi se Turqia para tërmetit të Izmirit në 1999 ka pasur kushte teknike të pazhvilluara, ndaj dhe pasojat në njerëz ishin shumë të mëdha.

|Stambolli ka vazhdimësi tërmetesh ndër vite. Stambolli deri në 1999, pra, Turqia ishte pak a shumë në kushtet që ishim ne, kushtet teknike ishin të pazhvilluar. Pas tërmeti të Izmirit, ku pati mijëra të vdekur dhe ata ndërruan kushtin teknik. Epiqendra është te zona e kuqe dhe që priten dëme të mëdha”, tha ai.

Teksa dha shpjegime në studio, Krame bëri disa sugjerime për autoritetet shqiptare. Sipas tij, duhet të merren masa që nga studimi gjeologjik, deri tek ndryshimi i eurokodeve në fushën e ndërtimtarisë.

“Sugjerimi i parë, herët apo vonë, duhet të ndryshojmë dhe të përgatitemi për tërmetet e ardhshëm. Ata nuk mund t’i ndalojmë dhe as t’i fikim, por duhet të bëjmë bashkëjetesë dhe të minimizojmë dëmet. Të njohim territorin në aspektin gjeologjik. Duhet të fillojnë studimet, dhe duhen bërë në të gjithë vendin. Duket të kemi projektimin antisizmik. Duhet të implementojmë eurokodet dhe duhet të bëhet me ligj. Emergjencat civile duhet të bazohen tek njohja e territorit dhe të njohim ndërtesat, sepse godinat na vrasin”, tha ai/n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re