Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev fjazlën e tij e ka nisur me situatën pas tërmetit në Durrës, ku i ka bërë thirrje vendit të tij dhe qytetarëve që të vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë për fazën e rindërtimit.

 

Zaev ndër të tjera është shprehur se në Beograd do të nënshkruhet një bashkëpunim me emergjencat për fatkeqësitë natyrore.

 

Sipas Zaev kjo nismë do të zhvillojë rajonin dhe do të jetë një ndihmë e madhe për të afruar Ballkanin me Evropën.

” Sot në mëngjes shkuam në Durrës dhe më erdhi shumë keq. Shpresoj që ndihma të zbusi pak plagën. Ndihma do të vazhdoj, u bëj thirrje qytetarëve dhe vendeve tona që të vazhdojnë ndihmat se është një nga segmentet me të rëndësishme rajonale. Në Beograd në fillim do të nënshkruajmë për një bashkëpunim. Ajo që ne arrijmë, kjo është një përmbledhje. Është një bashkëpunim 24 orësh, do të zgjerojmë korsitë dhe do të kemi peshore në pikat kufitare. Ajo që kemi si shembull në Ohër, ne 4 javë kemi bërë shumë nënshkrime. Kjo tregon të mirat që kemi. Edhe në rastin e Shqiptarëve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka shumë interes dhe dua ti them të bashkohen. Do të nënshkruhen marrëveshje me një ndalesë ata shumë shpejt në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalesa. nëse tani ka një më vonë s’do të ketë. Në sistemet doganore do të njihen automatikisht operatoret ekonomik. Në shkurt do të nënshkruajmë memorandiumin e lëvizjes vetëm me karta id. Edhe për punë që të punojnë në të gjithë vendet e rajonit. Do të kemi mundësi që qytetarët të përfitojnë nga një sistem i tillë, të ketë vetëm një procedurë të vetme për lejen e punës. Plani i BERZH për të patur një konferencë të veçantë është themelor. Duhet të jemi pjesë e kësaj konference. Të gjithë në botë që do të vijnë nga Hungaria Greqia. Nese një kinez vjen në Beograd të ketë mundësi të hyjë lirisht në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria dhe Maqedonia presin vendimin pozitiv për pranverën e ardhshme. Do ta ndjejnë partnerët evropian, prandaj shpreh vlerësimin për komisionin Evropian. Ata konfirmojnë se ne jemi të fokusuar për Bashkimin Evropian. Takimi tjetër do të jetë në Beograd. Ndërsa takimi tjetër në Malin e Zi. Më pas do të jemi të gëzuar të vazhdojmë në Sarajeve apo në Prishtinë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re