Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masa të posaçme sigurie dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor nesër (më 16 qershor), me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që pritet të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare.

Në kuadër të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve, Policia njofton se do të ketë ndërprerje dhe kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore:

📍 Në ardhje të delegacioneve:

Aeroporti i Rinasit – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “Urani Pano” – Rruga “Dervish Hima”.

📍 Në largim të delegacioneve:

Rruga “George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada Tiranë-Durrës – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve në:

📍 Rrugën “Ludovik Shllaku” dhe

📍 Rrugën e Dibrës.

⏰ Orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar se masat janë të domosdoshme për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti ndërkombëtar me rëndësi për vendin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko