Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takim me qytetarët në Tropojë, akuzoi ministret e qeverisë Rama për luks të tepruar.

“Ministret e qeverisë stolisen si princesha të sulltanateve”, tha ai, ndërsa shtoi se ato u thonë shqiptarëve se me 140 euro pension jetohet mirë.

Berisha premtoi rritjen e pensioneve në 200 euro për të gjithë pensionistët, pa përjashtim, si dhe vendosjen e një rroge minimale prej 500 eurosh dhe mesatare prej 1250 eurosh.

Një tjetër premtim ishte dhe “karta e konsumatorit” për pensionistët dhe rrogëtarët me të ardhura të ulëta, që do t’u mundësojë atyre blerjen e produkteve bazë me 20% më lirë.

Berisha:  Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë.

Pra, kjo situatë, ky largim i tyre nga qytetarët për shkak të plaçkitjes, sepse hajduti për të justifikuar plaçkën e tij e urren viktimën. Mirë ua bëra, thotë. Dhe ata, mirë ua bënë ju, thonë.

Miq, 100 ditët e para, ne japim përgjigje përfundimtare, çdo shqiptar do marrë 200 euro minimumin jetik. Sot, 560 mijë pensionistë kanë një pension ndën 172 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, sado që ta kenë, 60, 100, 170, do marrin 200 euro, 100 ditët e para të qeverisjes sonë.

Jo vetëm kaq. Por ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1250 euro. Për rrogëulëtit dhe pensionistët, kartën e konsumatorit. Ata do marrin çdo gjë, bukën, qumështin, mishin, të gjitha ushqimet, gjërat bazë, 20% më lirë se të tjerët.

Pra, miq,ne u rikthejmë shqiptarëve paratë që ata paguajnë, por së bashku me to edhe dinjitetin, sepse skamja është më e keqja, është në vetvete një lloj tiranie që topit shpirtin, mendjen njerëzore dhe i japim fund asaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko