Kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani u shpreh optimist për punën e SPAK, ku tha se është duke ecur me ritme të ngadalta, por është në drejtimin e duhur.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Shabani komentoi edhe çështjen e Gërdecit, ku tha se përveç ndëshkimit në nivele të larta duhet edhe konfiskimi i pasurive për personat e përfshirë në tragjedinë, ku humbën jetën 26 qytetarë, mes tyre edhe fëmijë.

“Nuk e dimë deri ku do shkojë ky hetim. Niveli më i lartë është te Mediu. Unë kam besim se SPAK do bëjë atë që drejtësia nuk e ka bërë në 30 vite. Uroj të shkojë në dy nivele, që është komandues, djali i ish-kryeministrit. Burgu nuk vendos drejtësi. Përveç ndëshkimit në nivele të larta duhet edhe konfiskimi i pasurive. Është ende fillimi, ka marrë më gjate seç duhet por kemi parë ministra, deputetët, kryebashkiak në burg. Deri më parë nuk kishim parë. As ‘ish’ zyrtarët nuk i kemi parë në burg. Arrestimet më të rëndësishme janë bërë këtë vit, që kur ka marrë postin Dumani. Ka një zhvillim pozitiv, është pak, por është në drejtimin e duhur”, u shpreh Shabani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re