Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur mjaft i revoltuar me mazhorancën ndërsa thotë se nuk e kupton se si arrin të fitojë sërish, duke i cilësuar edhe si të pangopur për pushtet e pasuri.

Nga salla e Kuvendit, Sula shprehet se sipas tij “mazhoranca mund të bëjë çfarëdolloj gjëje dhe prapë fiton”.

Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit për bashkinë e Kukësit, ai thotë se ende nuk arrin të shpjegojë se si mundi të fitojë Partia Socialiste me 5600 vota më shumë.

 

Dashnor Sula: Ne si Parlament jemi kthyer thjeshtë noterë. Nuk jemi Republikë parlamentare, jemi Republikë Kryeministrore. Dhe ju nuk bëni dot asnjë hap pa marrë urdhër nga Kryeministri.

Ju kryetare doni patjetër të shpikni opozitën. Bravo ju qoftë, sepse bëni çfarëdo lloj gjëje në këtë vend dhe nuk ka më as logjikë morale as politike.

Fituat Kukësin, me 5600 vota. Nuk e shpjegoi dot as mendja më e shquar se pse mund të ndodhë një gjë e tillë. Që ju, mazhoranca juaj mund të bëni çfarëdolloj gjëje dhe prapë fitoni.

Po si fitoni more?

Zv.kryeministër në burg, ministër në burg, kryetar bashkie në burg dhe prapë ju fitoni dhe ju do populli?

Dhe kjo opozitë që ka ngelur, doni me zhduk fare. Po! Merreni! Bëni prapë në 2025 zgjedhje të jeni vetëm ju dhe Rama kryeministër. Ju jeni të pangopur për pushtet, pasuri dhe doni të shkatërroni opozitën.

Bravo ju qoftë, kështu vazhdoni, kurrë mos u ngopshi!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re