Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, ka thënë se referendumi është një mundësi dhe përgjegjësi historike.

 

Ajo është e bindur se shumica e qytetarëve do të jenë për identitet maqedonas për të ardhmen e vendit dhe për anëtarësim në BE dhe NATO.

 

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Shqeerinska theksoi në samitin e NATO-s vendi ta rregulloj gabimin që bëri 1o vite më parë duke humbur mundësinë që të bëhet anëtare e Aleancës.

“Marrja e ftesës për në NATO do të thotë se shpejtë ekspertët e NATO-s do të vijnë në Maqedoni. Do të bisedojmë për disa gjëra transitore çka duhet ti përmbushim. Nuk presim probleme të mëdha, si në situatën me vendet që më herët janë anëtarësuar si Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia që procesi u ka zgjatur 3 deri gjashtë muaj, edhe ne në çështjen tonë presim që s’do ketë probleme të mëdha”.

 

Ndërkohë pyetjes së Ivanov nëse do të vendos veto për marrëveshjen e emrit, Sheqerinska tha se Ivanov nuk do të vendos veto për marrëveshjen për emrin por do të vendos veto për mundësinë që qytetarët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko