Ministrat britanikë thuhet se morën pjesë në një lloj përgatitje sekrete për të provuar menaxhimin e një vdekjeje të mundshme të Mbretëreshës Elizabeth II.

Lajmi erdhi pak ditë pasi monarkja e shtyrë në moshë njoftoi se nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në një angazhim publik për shkak të sëmundjes.

Sipas Sunday Times, ushtrimi u quajt “Castle Dove” dhe përfshiu anëtarë të rangut të lartë të qeverisë britanike, mes tyre dhe zëvendësin e kryeministres Theresa May, David Lidington. Ata u mblodhën së bashku me nëpunës civilë të nivelit të ulët, për herë të parë për të diskutuar në hollësi planin në rast të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II.

Dita pas vdekjes së mbretit, i njohur gjithashtu si “D + 1”, parashikon një plan të gjerë lidhur me kortezialitetin e periudhës së zisë dhe më funksion të madhështisë mbretërorë.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, e cila aktualisht është 92 vjeç, njoftohet se do t’i përcillet BBC-së dhe qeverisë me kodin “Ura e Londrës është poshtë”, raportoi Guardian vitin e kaluar, duke shtuar se mediat ishin përgatitur ta mbulonin në detaj një zhvillim të tillë të pritshëm.

Mbretëresha pritej të merrte pjesë në një ngjarje të enjten e kaluar në Katedralen e Shën Palit së bashku me Angelina Jolie, por një zëdhënës i pallatit tha se mbretëresha nuk ndihej mirë.

Pavarësisht moshës së thyer të mbretëreshës, ajo ende ka një axhendë të ngjeshur aktivitetesh ku merr pjesë. Ajo realizoi pothuajse 300 angazhime vetëm në vitin 2017, tha të hënën Daily Mail.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re