Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe ata të Ballaknit Perëndimor do të mblidhen të hënën në një takim në Bruksel.

Mësohet se i pranishëm do të jetë dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ndërsa në fokus të këtij takimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, në takimin i cili do të kryesohet nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të diskutohet mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re