Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.

 

Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë kufijve të BE, janë mbledhur në një moment kur financimet amerikane për Ukrainën janë lëkundur dhe pasi një parti pro ruse fitoi zgjedhjet në Sllovaki të shtunën.

 

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, nuk përmendi asnjërën çështje, por nënvizoi rëndësinë e solidaritetit europan për Kievin.

 

Josep Borrell

“Takimi ka të bëjë me stabilitetin e botës, sepse kjo luftë po sjell pasoja të thella. Por për ne evropianët, është një kërcënim ekzistencial. Ndoshta nuk po shihet kështu për të gjithë në mbarë botën. Por për ne, evropianët, më lejoni ta përsëris. Është një kërcënim ekzistencial”

 

Në tryezen e diksutimit është edhe plan i paqes me 10 pika i presidentit Volodymir Zelensky dhe anëtarësimi në Union.

 

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ka thënë se mesazhi i takimit është që BE-ja po zgjerohet në Ukrainë dhe se ukrainasit janë shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen.

MINISTRAT E JASHTEM TE BE NE KIEV

BORREL: LUFTA KERCENIM PER EUROPEN

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re