Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shoukry dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, diskutuan mbi krizën në Ukrainë dhe çështjen palestineze, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit, Shoukry dhe Lavrov u takuan në New York në kuadër të Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe mes Egjiptit dhe Rusisë, zhvillimet në çështjen palestineze, si dhe situata e fundit në Libi, Irak dhe Siri.

Në takimin ku u diskutua edhe për krizën në Ukrainë, ministri Shoukry theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemit me dialog dhe mjete diplomatike.

Shoukry theksoi pasojat negative të krizës në ekonominë ndërkombëtare, veçanërisht ndikimin e krizës energjetike dhe ushqimore në vendet në zhvillim, përfshirë Egjiptin.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re